Theren me thikë një vajzë dhe një djalë në Lipjan

0
72

Dy adoleshentë janë therur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lipjanit. Që të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në rrugën ‘Avdi Kelmendi’.

E.A. 16 vjeçe dhe A.R. gjithashtu 16 vjeç janë plagosur me armë të ftohtë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sipas informatave fillestare dy persona E.A. femër,16 vjeç, dhe  A.R mashkull 16 vjeç, janë plagosur me arme te ftohte (thike). Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here