Thyhet rekordi i temperaturës më të lartë në Australi

0
8

Australia është kapluar nga temperaturat shumë të larta në ditët e fundit të vitit 2018. Vala e të nxehtit ekstrem po vazhdon të mbretërojë në pjesën jugore të Australisë, ndërsa pritet që vendi të përballet edhe me katastrofa natyrore të zjarreve.

Temperatura në Marble Bar të Australisë perëndimore arriti në 49.3 gradë, duke i thyer kështu rekordet e të gjitha kohërave. Ndërkaq, edhe në Viktorian Perëndimore temperatura arriti në 44 gadë. Temperatura të ngjashme janë shënuar edhe në Uellsin Jugor dhe Wentworth.

Të premtën, Byroja e Meteorologjisë njoftoi se duhet pasur kujdes nga temperaturat e larta që do të shënohen kryesisht në pjesën jugore të Australisë. “Rekordi i mëparshëm ka qenë 47 gradë, prandaj edhe sot mund të shënohen disa rekorde”, tha Diana Eadie, njëra nga meteorologet e byrosë shtetërore të motit.

Ky institucion ka paralajmëruar se do të krijohen kushte për zjarre për shkak të temperaturave shumë të larta, të cilat do të shoqërohen nga erërat e fuqishme që vijnë nga jugu. Deri më tash, autoritetet kanë ngritur alarm në pesë rajone lidhur me rreziqet shëndetësore që vijnë nga temperaturat e larta dhe për rrezikun nga zjarret, shkruan “The Guardian”,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here