Titulli i kampionit ia mbush kasën me para Feronikelit nga UEFA

0
60

Kampioni i ri i Kosovës do të përfitojë shuma të majme nga UEFA për suksesin e arritur dhe për pjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane – Champions League

Feronikeli u shpall kampion i Kosovës pas dominimit që e pati gjatë sezonit 2018/19, shkruan Gazeta Express.

Skuadra nga Drenasi tash do t’i korr ato që i kishte mbjell.

Në fakt, “Nikli” do të shpërblehet financiarisht për titullin e kampionit, por edhe për pjesëmarrjen në garat evropiane, respektivisht në Champions League.

Klubi gjelbër e bardhë, si kampion i Kosovës do t’i fitojë 260 mijë euro nga shtëpia e futbollit evropian.

Ndërkaq, për pjesëmarrje në fazën paraeliminatore të Championsit, Feronikeli do të pasurohet edhe me 230 mijë euro të tjera.

Dhe, nëse kampioni i Kosovës e kalon rrethin parakualifikues dhe vetëm paraqitja në rrethin e parë kualifikues të Championsit do ta pasurojë atë edhe me 280 mijë euro.

Edhe nëse nuk e kalon fazën parakualifikuese, Feronikeli do ta vazhdonte garën në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues dhe me këtë rast do t’i përfitojë 260 mijë euro.

Në total, “Nikli” do t’i fitojë minimumi 750 mijë euro, ndërsa mund të shkojë në 770 mijë nëse kalon në rrethin e parë kualifikues të Championsit.

Gjithsesi, kjo shifër mund të rritet edhe më tepër nëse Feronikeli kalon në fazat pasuese në garat evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here