Trump e pyet djaloshin: A beson te babadimri?

0
91

Janë disa pyetje që askush nuk duhet t’i bëjë asnjëherë.

Për çfarë është ky buton i kuq?

Çfarë thonë njerëzit për mua?

A besoni te babadimri?

Të gjithë e dimë që babadimri nuk ekziston. Por nuk dihet se për çfarë arsye, presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi dyshim mbi këtë fakt, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjeve.

Ngjarja ndodhi në Dhomën e Shtëpisë së Bardhë ku Donald Trump dhe gruaja e tij Melania po pranonin thirrje nga fëmijët amerikanë kur çifti u ul te pema e Krishtlindjeve.

Trump e pyeti një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, Coleman … Gëzuar Krishtlindjet, si jeni, sa vjeç jeni? …. Si po ja kaloni në shkollë? A besoni te babadimri?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here