Turqia thotë se Trump po punon që ta ekstradojë Gulenin

0
16

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni është duke punuar që të ekstradojë klerikun fetar, Fetullah Gulen, i cili është duke jetuar në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur të dielën ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se po punonin për ekstradimin e Gulenit dhe njerëz të tjerë”, tha Mevlut, duke iu referuar takimit të G20 ku liderët u takuan dy javë më parë.

Turqia ka kohë që është duke kërkuar ekstradimin e Gulenit, i cili që dy dekada është në mërgim në SHBA.

Autoritetet turke kanë fajësuar atë për grusht-shtetin e dështuar kur disa ushtarë i morën tanket dhe helikopter, sulmuan parlamentin dhe qëlluan civilë të paarmatosur.

Guleni ka mohuar çdo përfshirje në këtë grusht të dështuar, shkruan Reuters.

Ndërkaq, presidenti Trump muajin e kaluar ka thënë se ekstradimin e predikuesit fetar nuk është duke e konsideruar si përpjekje për ta lehtësuar presionin turk në Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll.

“Kohët e fundit kam parë një hetim të besueshëm nga FBI se si organizata Gulen shmang taksat”, tha Cavusoglu në një konferencë në Doha.

Por për këtë deklaratë të ministrit turk nuk është përgjigjur Shtëpia e Bardhë.

Byroja Federale e Hetimeve nuk pranoi të komentojë nëse agjencia e zbatimit të ligjit po hetonte individë apo entitete që kishin lidhje me Gulen për evazion fiskal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here