U mbajt debat me temën “Strategjia për Kulturë dhe Turizëm”

0
72

U mbajt debat me temën “Strategjia për Kulturë dhe Turizëm”

Në ambientin e komunës, Organizata 7Arte, ka organizuar një debat publik me temën “Strategjia për Kulturë dhe Turizëm” në të cilën ishin të pranishëm drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, si dhe përfaqësues nga OJQ-të tjera.

Qëllimi i këtij debati ishte që në kuadër të projektit “Zhvillimi i strategjisë së 7 Arte”, të krijohet një shoqëri mirë e informuar dhe demokratike si dhe krijimin e hapësirës dhe mundësisë për artistët kosovarë që të zhvillojnë dhe të promovojnë artin dhe kulturën gjithashtu nëpërmes këtij debati të nxitë edhe diskutim të hapur rreth realizimit të hapave konkret drejt implementimit të strategjisë në fjalë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport,Tafil Peci, e mirëpriti iniciativën nga organizata në fjalë duke thënë se është bërë një punë e mirë sa i përket strategjisë për Kulturë dhe Turizëm 2018-2021, dokument ky i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

“Strategjia në një mënyrë është një udhërrëfyes për planin zhvillimor sa i përket asaj çfarë do të punohet dhe kjo është një lehtësi e madhe edhe për Drejtorinë e Kulturës, dhe ne si drejtori do të mundohemi që të gjitha planet që i kemi për vitin 2019 ti përmbushim të gjitha edhe pse buxheti që është planifikuar për vitin e ardhshëm nuk është i mjaftueshëm mirëpo do të punojmë në këtë aspekt në mënyrë që të gjitha aktivitetet ti përmbushim”, tha drejtori Peci.

Në anën tjetër drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka dhënë edhe sqarime shtesë i cili njoftoi të pranishmit se subvencionet për komunën tonë arrijnë shumën mbi gjysmë milioni ndërsa Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gëzon një shumë prej 60 mijë euro, edhe pse kjo shumë nuk është e mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve në këtë drejtori mirëpo në bazë të Qarkores Buxhetore janë ndarë këto shuma.

“Komuna e Mitrovicës ka përfituar këtë shumë të subvencioneve duke e ditur që ndarja e subvencioneve bëhet në bazë të numrit të banorëve të qytetit, si dhe në të gjitha dëgjimet buxhetore të mbajtura me qytetarë gjatë muajit korrik afër 90 % e kërkesave nga secila drejtori janë përfshirë .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here