U mbajt dëgjimi i katërt me radhë buxhetor për Planifikimin e Buxhetit për vitin 2020/2022

0
65

Në sallën e Kuvendit komunal të Mitrovicës është mbajtur dëgjimi i katërt me radhë buxhetor me qytetarë për Planifikimin e Buxhetit për vitin 2020/2022. Qëllimi i dëgjimit buxhetor kësaj radhe ishte të identifikohen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në fushën arsimit, si dhe të jepen vërejtje e sugjerime që do të ndihmonin në përmirësimin e gjendjes në këtë fushë.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori për Arsim, Iset Beka, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, drejtori i Prokurimit,
Bekim Muja, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, si dhe drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave të qytetit të Mitrovicës.

Fillimisht drejtori i Financave, Shukri Gashi, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre duke theksuar se qëllimi i këtyre dëgjimeve ashtu siç parashihet edhe me dispozita ligjore është të jemi transparentë me qytetarë dhe të identifikohen kërkesat dhe propozimet e qytetarëve për planifikimin e buxhetit për vitin 2020.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ju tha të pranishmeve se qëllimi i këtij takimi është që personeli arsimor në mënyrë të drejtpërdrejtë të bëjnë propozimet për planifikimin e buxhetit për vitin 2020, në fushën e Arsimit, duke i shpalosur nevojat konkrete dhe projektet që duhet realizuar në institucione dhe jashtë tyre, duke i garantuar ata se do të merren për bazë vërejtjet, sugjerimet dhe kërkesat e tyre.

Ndërsa në fjalën e tij drejtori për Arsim, Iset Beka, theksoi se gjatë këtij viti brenda mundësive buxhetore kemi realizuar disa projekte të rëndësishme në shkolla siç janë realizimi i shkallëve emergjente në shkollën Eqrem Çabej, gëlqerosja e disa shkollave, furnizimi me shtretër në çerdhe, furnizimi me kaldaja për nxemje, rregullimi i oborreve dhe fushave sportive në çerdhe dhe shkolla, furnizimi me pajisje teknologjike, ndërtimi i shkollës “Model”etj.

Pasi dëgjuan fjalët e zyrtarëve komunal, të pranishmit kanë pasur mundësinë që të shtrojnë pyetje, japin vërejtje e sugjerime lidhur me buxhetin e arsimit. Ata kërkuan sanimin e çatisë së disa shkollave, kyçjen e ujësjellësit, të kanalizimit, gëlqerosje, rregullimin e oborreve, fushave sportive, vendosja e kamerave të sigurisë etj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here