U mbajt ”Panairi Regjional i Bujqësisë- Mitrovica 2018”

0
17

.1.jpg

 

U mbajt ”Panairi Regjional i Bujqësisë- Mitrovica 2018”

Të premten në ambientin e sheshit afër Xhamisë së Zallit, është mbajtur Panairi Regjional i Bujqësisë, ku me këtë rast u ekspozuan produktet bujqësore të fermerëve të regjionit të Mitrovicës.

Ky panair u realizua në patronatin e Unionit të Shoqatave të Fermerëve të Regjionit të Mitrovicës (USHFRM), në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, të Vushtrrisë, si dhe në mbështetje të sponzorëve IADK, Agjensioni për Financim në Kosovë (AFK) dhe Caritas Kosova.

Në këtë panair ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, përfaqësuesi nga USHFRM-së, Zymer Bajraktari, dhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.

Duke ju dëshiruar mirëseardhjen në cilësinë e organizatorit, përfaqësuesi i OSHFRM-së, Zymer Bajraktari ndër të tjera tha se si organizues i këtij panairi ndjehet krenar me arritjet dhe me zhvillimin e tregut vendor të prodhimeve bujqësore, duke shprehur bindjen se Ministria e Bujqësisë dhe komunat tjera do të rrisin mbështetjen financiare për këtë sektor në vitet e ardhshme.

Nënkryetari Mujka i përgëzoi organizatorët e panairit dhe shprehu konsideratën për rolin e organizatës IADK në zhvillimin e sektorit të Bujqësisë në komunën e Mitrovicës. Ai premtoi për përkrahje në vazhdimin e organizimit të panairit edhe në të ardhmen.

”Jemi munduar gjithmonë ti mbështesim fermerët e komunës së Mitrovicës me organizimin e panaireve verore në shëtitoren e qytetit duke ekspozuar pemë, perime, përpunime të ndryshme të qumështit dhe të frutave. Sot të merresh me bujqësi do të thotë krenari sepse me zhvillimin e këtij sektori luftohet varfëria, zvogëlohet papunësia, sigurohet ushqimi dhe zhvillohet ekonomia”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

Ndërsa drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku panairin e mori si shkas për të shfaqur bindjen që bujqësia në Mitrovicë po ndryshon për të mirë dita ditës dhe është koha kur ne të gjithë të mblidhemi në veçanti fermerët dhe agrobizneset që produktet e tyre tua prezantojmë secilën herë më mirë konsumatorëve,kur dihet fakti se të gjithë e dimë se prodhimtarit e tyre duhet të jenë më afër konsumatorëve në mënyrë që ti bindim ata për cilësinë e tyre..

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here