U mbajt protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës

0
78

U mbajt protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës

Të hënën është mbajtur protesta e paralajmëruar ditë më parë nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës.

Qëllimi i kësaj proteste ishte kundërshtimi i Projektligjit për Pagat, pasi që shërbyesit civilë të nivelit lokal janë të diskriminuar në krahasim me ata të nivelit qendrorë.

Me këtë rast punëtorët në fjalë kanë kërkuar nëpërmjet kësaj proteste nga Komisioni për Administratë Publike si dhe nga Kuvendi i Kosovës që në projektligjin nr 06/L-111 për Pagat në sektorin Publik të bëjnë sa më parë ngritjen e Koeficientit për shërbyesit civilë të Komunave.

Ata thanë se sindikata duhet të jetë më aktive lidhur me të gjitha çështjet që ju përkasin shërbyesve civil në nivel lokal.

Gjatë kësaj proteste fjalën e mori kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami,i cili shprehi pakënaqësitë e punëtorëve të komunës lidhur me ligjin e ri për paga i cili po diskriminon punëtorët e nivelit lokal krahasuar me ata të nivelit qendrorë.

 

42914347_527229234395812_6277562012725673984_o.jpg

Po ashtu Mehmet Bajrami, kryetari i Sindikatës në fjalën e tij tha se kohë më parë u janë drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike ku i kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre për paga mirëpo deri më tani asgjë nuk kanë ndërmarrë.

“Punonjësit e komunës janë decitivisht më të diskriminuarit deri më tani prej gjithë shërbyesve të tjerë të Kosovës, ata sa më parë duhet të kategorizohen në bazë të arsimimit dhe kualifikimeve të tjera, ndërsa rritja e pagave duhet të bëhet në mënyrë lineare e të mos ketë kaq dallime të mëdha, prandaj nëpërmjet kësaj proteste kërkojmë që sa më parë të bëhet korrigjimit i Ligjit të ri të pagave”, ka thënë ndër të tjerash Bajrami.

Vlen të theksohet se gjatë një takimi të realizuar në mes të kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami, dhe homologut të tij nga Vushtrria, Ramadan Kutllovci, u tha se Komuna e Vushtrrisë shumë shpejt do të dalë me një qëndrim dhe me një protestë të tillë, presin të na bashkëngjiten edhe komunat e tjera të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here