U ndalua në Merdare nga ana e Serbisë, flet Petroviq

0
29

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq është ndalur sot në Merdarë nga xhandarmëria serbe, e cila ia ndaloi hyrjen në Serbi.

Ai pas lirimit ka folur për mediat serbe, duke treguar gjithçka që ndodhi për orët sa ishte i mbyllur.

Petroviq tha se fillimisht u arrestua nga anëtarë të MUP’it të Serbisë dhe u vendos në një dhomë të vetme, të cilët pastaj i thanë se duhej të priste të vinin anëtarët e BIA’s.

“Ata më pyetën disa gjëra të përgjithshme dhe për atë që është shkruar në media. Unë pyeta pse më kanë arrestuar dhe për çfarë po më mbajnë të mbyllur. Ata thanë se vetëm do të bënin një intervistë me mua. Unë u thash se s’kanë çka më pyesin, pasi unë me familje vetëm do të vizitoj motrën në Beograd”, ka thënë Petroviq, transmeton Indeksonline.

Sipas Petroviçit, një përfaqësues i BIA’s, i cili nuk donte të prezantohej, pasi zhvilloi një bisedë telefonike, tha se duhej të priste deri në orën 16:00 dhe pastaj ai mund të shkonte atje ku donte.

Megjithatë, pas skadimit të asaj kohe, Petroviq u drejtua për në Graçanicë.

“Unë jam i shokuar, nuk e di pse më mbajtën për katër orë. Kjo është hera e parë”, tha Petroviq, duke shtuar se menjëherë ka informuar Qeverinë e Kosovës, Kuvendin dhe ambasadat, derisa pret reagimet e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here