Urimi i kryetarit Bahtiri për festat e 28 Nëntorit

0
71

Urimi i kryetarit Bahtiri për festat e 28 Nëntorit

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Me rastin e festave të Nëntorit, 28 Nëntorin–Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë qytetarëve të komunës ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta.

Ne mitrovicasit gjithmonë kemi një arsye më shumë që 28 Nëntorin ta kremtojmë në mënyrë madhështore e dinjitoze. Mitrovica dhe mitrovicasit janë krenarë që njëri nga djemtë më të shquar të këtij trualli, heroi Isë Boletini, përfaqësoi Kosovën në ngritjen e Flamurit Kombëtar me 1912, duke e shpallur kështu pavarësinë e Shqipërisë.

Heroi kombëtar Isë Boletini, heronjtë dhe dëshmorët tjerë, si dhe veprimtarët e shumtë të shquar të çështjes kombëtare nga komuna jonë, për kontributin që kanë dhënë për të mirën e kombit, për Shqipërinë e Kosovën, për jetë e mot do të mbesin të nderuar e të vlerësuar. Ata për ne janë burim i frymëzimit për ta dashur Kosovën, Shqipërinë dhe Flamurin tonë kombëtar, si dhe për ta prosperuar Mitrovicën e Kosovën.

Është kjo ditë, ku çdo shqiptar përulet me nderimet më të mëdha, para qindra e mijëra vajzave e djemve që u flijuan për pavarësinë e Shqipërisë.

Urime për të gjithë shqiptarët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here