Urimi i kryetarit Bahtiri për Festën e Kurban Bajramit

0
33

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame, përzemërsisht ua uroj këtë festë të madhe, duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe begati familjare.

Jam i bindur se Festa e Kurban Bajramit do të sjell në vëmendje Dashurinë e Zotit dhe mëshirën e tij ndaj njerëzve dhe se me rastin e kësaj feste do të vjen në shprehje të plotë solidariteti ndërqytetar, mirësia dhe kujdesi ndaj skamnorëve dhe ndaj të gjithë atyre që janë të vetmuar.

Besoj se mënyra e këtillë e sjelljes duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm në jetën tonë, ashtu sikur që jam i bindur se ndjenja e sakrificës do të jetë e fuqishme ndër qytetarët tanë për të mirën e komunës dhe të Kosovës.

Duke ua uruar edhe njëherë Festën e Kurban Bajramit, shpresojmë se me respektimin e parimeve të besimit të drejtë dhe duke marrë përgjegjësinë për veprimet tona, lutjet drejtuar Krijuesit të Gjithësisë për realizimin e synimeve tona, për të pas një komunë të zhvilluar ekonomikisht dhe me më pak probleme sociale, do të jenë të arritshme gjatë këtij viti dhe në vitet e ardhshme.

Të dashur besimtarë dhe drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame, duke dëshiruar që ta festojmë gjithmonë edhe me më shumë adhurim këtë festë të shenjtë, edhe njëherë urime dhe gëzuar Festa e Kurban Bajramit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here