Ushtronte dhunë ndaj motrës, arrestohet gruaja nga Gjakova

0
142

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar në Gjakovë një grua pasi që e njejta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj, raporton Gazeta Express.

Viktima është dërguar në kontroll në psikiatri, kurse e dyshuara pas intervistimit me udhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Viktimës nga prokurori i është lëshuar udhëri për mbrojtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së saj viktimës femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar në kontroll mjekësor te psikiatri, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Viktimës nga prokurori i është lëshuar urdhri për mbrojtje”, shkruhet në raport të policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here