Vdes edhe një ish-luftëtar i UÇK’së

0
115

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina, ka ndërruar jetë dje në moshë 43 vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me nderime ushtarake, në varrezat e Bajës së Pejës në ora 15:00, njofton Klan Kosova.

I ndjeri ka qenë luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe njëri nga themeluesit e kësaj brigade. Babi i Morinës është dëshmor, i cili gjatë kohës së luftës, është vrarë nga forcat serbe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here