Vdes në moshën 77 vjeçare ish-udhëheqësi i Liberal-Demokratëve në Britani

0
194

Ish-udhëheqësi i Partisë Liberale Demokrate në Britani, Paddy Eshdaun, ka vdekur të shtunën në moshën 77 vjeçare.

Ai ishte shtuar në spital për një kohë pasi kishte kancer në fshikëz.

Ish-deputeti sa ishte gjallë kishte bërë fushata që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Evropian.

Lideri i tanishëm i kësaj partie, Vince Cable, tha se ai ka qenë një zë i fuqishëm që ka mbështet kauzën pro-evropiane, viteve të fundit.

“Ai e urrente drejtimin që po merr vendi ynë, dhe si gjithmonë bëri gjithçka që të mund të ndryshonte këtë”, tha Cable.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e trishtueshme për Liberal Demokratët dhe për shumë njerëz në të gjithë jetën politike dhe publike kishin dashuri dhe respekt të madh për Paddyn”, tha ndër tjerash Cable.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here