A po nisin protestat e studentëve edhe në Prishtinë – një organizatë denoncon ndërhyrjet politike në UP

0
28

Një organizatë studentore i ka bërë thirrje Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ferat Shalës e Ramush Haradinajt të mos ndërhyjnë në punën e Parlamentit studentor. Kanë kërkuar të ruhet autonomia e UP’së. A është kjo shenja e parë e nisjes së protestave edhe nga studentët e UP’së?

Përfaqësues të Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, kanë akuzuar menaxhmentin e UP-së dhe disa organizata studentore se jashtëligjshëm po ndërhyjnë në punën e Parlamentit Studentor.

Kryetari i parlamentit Studentor, Arben Elshani ka përmendur disa nga aktivitetet që kanë bërë që kur kanë marrë mandatin si strukturë e re në muajin tetor por akuzoi disa organizata studentore, duke thënë se po tentojnë t’i pengojnë  aktivitetet e Parlamentit Studentor.
Sipas tij, afër zgjedhjeve për këshillin drejtues të Universitetit të Prishtinës, grupet politike të lidhura me pushtetin, bashkë me disa grupe klanore brenda UP-së janë aktivizuar përmes formave të ndryshme të presionit dhe po mundohen ta pengojnë punën e parlamentit studentor.
Sekretari i Parlamentit Studentor, Rrezon Frangu tha se nuk pranojnë t’i shërbejnë asnjë interesi dhe partie politike që pengon autonominë e UP-së. Ai tha se disa persona që nuk kishin as mandat të deputetit, jashtëligjshëm kanë tentuar të mbajnë një mbledhje për ta shkarkuar kryetarin e Parlamentit Studentor.

Kurse, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Milos Kolshi tha se ndoshta dikujt i duhet një Parlament Studentor vegël siç ka qenë më herët por këtë nuk do ta lejojnë.
Ai shtoi se nuk do të lejojnë ndikimin në Parlament por do ta mbrojnë me të gjitha mjetet juridike

“Ju bëjmë thirrje gjithë krerëve të shtetit nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe të gjithë shefat e institucioneve që mos të ndërhyjnë në punën e Parlamentit Studentor sepse nuk do të lejojmë që të politizohet UP’ja për këtë jemi të bindur si përfaqësues të studentëve”, ka thënë ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here