Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot në Beograd ka pritur përfaqësuesit e Listës Serbe, me të cilët ka diskutuar rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.
Vuçiq u ka thënë atyre se nuk do t’i lë në mëshirë të fatit dhe se do t’i mbështesë .
“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, sepse ne përfundimisht nuk do ta pranojmë pavarësinë”, ka thënë Vuçiq teksa ka komentuar deklarimet e kryeministrit Ramush Haradinaj se Kosova nuk do ta largojë taksën derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq në këtë takim ka folur edhe për praninë e forcave të armatosura të Policisë së Kosovës në veri.
Sipas tij prania e tyre është një përpjekeje për të treguar muskujt dhe për ta vënë nën kontroll Liqenin e Ujmanit.