VUÇIQ: Serbia nuk do t’ia vendosë Kosovës asnjë kundërmasë

0
66

 

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar me komisarin evropian për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johannes Hahn për vendimin e Qeverisë së Kosovës t’i rrisë taksat për prodhime nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, si dhe për stabilitet rajonal, duke theksuar se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun pasi që Kosova t’i tërheqë këto masa.

Siç është kumtuar nga zyra e kryetarit të Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar për pasojat e mundshme për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme të Prishtinës për rritje të taksave ndaj mallit serb, me çka është shkelur marrëveshja CEFTA, duke theksuar se masat e Prishtinës qojnë kah destabilizimi i rajonit dhe se ato mund të sjellin deri te shkallëzimi edhe më i thellë i konfliktit”. Vuçiq e ka falënderuar komisarin Hahn për mirëkuptim të situatës dhe për dëshirën e tij që ky problem të zgjidhet, si dhe për ndihmën e tij për Serbinë në rrugën e saj evropiane, duke theksuar se për zhvillim të mëtutjeshëm të rajonit është kyçe të ruhet paqja dhe stabiliteti, si dhe për euro integrimet e mëtutjeshme. Ai ka theksuar se Serbia është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën, pasi që Prishtina t’i tërheqë “veprimet e papërgjegjshme”.

“Serbia nuk do të kthejë me çfarëdo kundërmasa, sepse dëshiron të mbetet partner i besueshëm si në rajon ashtu edhe në Evropë e në botë”, ka përsëritur Vuçiq. Johannes Hahn ka deklaruar se stabiliteti afatgjatë kërkon pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ka shprehur përkrahje të plotë që kriza të zgjidhet në mënyrë paqësore, me respektimin e normave të drejtës ndërkombëtare publike, si dhe të marrëveshjeve të arritura rajonale, pretendohen në kumtesë./Insajderi.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here