VULIN PARALAJMËRON GREVË URIE

0
91

Ai dhe një grup i deputetëve, në këtë mënyrë dëshirojnë të tërheqin vëmendjen për “dhunën të cilën po e zbatojnë opozitarët serb Boshko Obradoviq, Vuk Jeremiq dhe Dragan Gjillas”.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin nesër do të fillojë një grevë urie në Kuvendin e Serbisë, është vërtetuar nga gazeta serbe “Novosti”.

Atij në këtë veprim do t’i bashkëngjiten edhe rreth tridhjetë deputetë të koalicionit në pushtet në kuvendin e Serbisë, ndërsa njëkohësisht këtë do ta bëjnë edhe disa asamblistë në pushtet në kuvendin e qytetit të Beogradit. Në këtë mënyrë, siç pretendon burimi i “Novositit” ata dëshirojnë të tregojnë për “dhunën të cilën po e zbatojnë Boshko Obradoviq, Dragan Gjillas dhe Vuk Jeremiq”.

Ministri gjatë ditës do ta kumtojë vendimin e tij presidentit të Serbisë Vuçiq, kryeministres Bërnabiq si dhe bashkëpunëtorëve të tij në ministri.

Vulin edhe një herë ka organizuar protestë të tillë, kur në vitin 2013 tri javë kishte bërë  grevë urie në paraburgim. Ai atëbotë ishte arrestuar pas përleshjes në një protestë të organizuar për shkak të arrestimit dhe ekstradimit të majorit serb Veselin Shljivançanin në Tribunalin e Hagës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here