Vushtrri, arrestohet një person i dyshuar për grabitje

0
43

Në Vushtrri, nga hetuesit e sektorit rajonal, është arrestuar  një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë  në një rast të grabitjes.

“Rasti ishte raportuar të ketë ndodhur  me datën 17 dhjetor 2018,  në një filial për  transferim parash  që ndodhet  në rrugën “Basri Beqiri” në Vushtrri , ku viktimës (femër),  nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë),  ia kanë grabitur një shumë të parave”, thuhet në  komunikatën e Policisë së Kosovës.

Si rezultat i hetimeve ka rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e personit të dyshuar: A.S., 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar  masa e ndalimit policor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here