Washington Post: Kryeministri i Kosovës thotë se ushtria e re do të shërbejë për paqen në botë

0
17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi të hënën se ushtria që vendi pret të ketë së shpejti do të jetë një kontribues modest për krijimin e paqes në botë.

Gazeta më e madhe, “Washington Post”, ka shkruar për këtë deklaratë të Haradinajt duke e cituar agjencinë e lajmeve “Associated Press”, që e publikoi lajmin më parë.

Ligjbërësit e Kosovës do të votojnë të premten në tre ligje që do ta transformonin forcën e sigurisë kombëtare në një ushtri të rregullt. Masat pritet të kalojnë me lehtësi parlamentin e 120 anëtarëve.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se transformimi do ta bënte Kosovën një ofrues, jo vetëm një përfitues, të paqes.

“Nuk mund të jeni të sigurt, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin e botës pa qenë në paqe, duke pasur ushtrinë tuaj”, tha Haradinaj për Associated Press.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, një masë që Serbia nuk e njeh.

“Presidenti i Serbisë ka thënë se ushtria e re mund të rrezikojë stabilitetin dhe paqen rajonale dhe kryeministri i saj gjithashtu paralajmëroi se mund të shkaktojë një ndërhyrje të armatosur”.

“Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës inicioi të njëjtën gjë, por u tërhoq pas presionit ndërkombëtar”, shkruan tutje Washington Post

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here