Publikohen pamjet e para: Kështu u nis Njësia Speciale për në ver

0
106

Sot në orët e hershme të mëngjesit ROSU ka kryer një aksion në veriun e Mitrovicës, me ç’rast ka ndaluar katër persona si të dyshuar për rastin Ivanoviq.

Policia i tha se njësitet policore kanë bastisje në katër lokacione si dhe kanë ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetimet për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor.

Lajmi bëri bujë të madhe në media e sidomos ato serbe, të cilat po vazhdojnë të alarmojnë për situatën atje.

Mirëpo, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se gjendja në veri është e qetë dhe aktualisht nuk ka arsye për shqetësim.

“Për momentin situata është e qetë në veri nuk ka arsye për shqetësim”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Hoti tha se aksioni ka përfunduar, ndërsa tani gjithçka është e qetë.

Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, ROSU, në veri të Mitrovicës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët dhe të mos bien në grackën e provokimeve.

Bahtiri ka përshëndetur aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës, duke theksuar se policia po kryen detyrat me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

“Edhe njëherë po ju bëj apel qytetarëve serb të Kosovës që kanë paralajmëruar protestë për sot, që të protestojnë në mënyrë të paqësore dhe të mos bëjnë veprime tjera, sepse ato nuk i duhen askujt. Në të kundërtën Policia do të ndërhyj prapë për të siguruar stabilitet dhe respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, në shtetin fqinjë u bë një mbledhje e jashtëzakonshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbajti mbledhje të jashtëzakonshme me Këshillin e Sigurisë, pas aksionit të forcave të ROSU-së në veri të Mitrovicës që u përcoll me katër persona të arrestuar.

Vuçiq para mediave pas mbledhjes tha:

“Kemi marrë informacion se KFOR-i ka qenë i gatshëm ta ndalë çfarëdo çmendurie dhe ju falënderohem për këtë”, deklaroi ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Shumë mirë e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për serbët dhe Kosovën. Ne jemi të vendosur t’i ndihmojmë popullit tonë. Ju lus t’i shmangeni çdo lloji të incidentit sepse nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj çfarë ju lejohet atyre, gjithmonë kërkojnë fajtorin tek ne”, shtoi ai.

Vuçiq ka kërkuar nga serbët e Kosovës të qëndrojnë të qetë.
“Nuk do të jetë e lehtë të shkatërrohet jeta e serbëve në Kosovë”, theksoi kreu serb.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here