Lëngu që ju ndihmon të qëndroni zgjuar më shumë se kafeja

0
9

leng_portokalli-768x384

Me siguri që janë të shumtë ata që nuk e dinë se tani mund të qëndrojnë zgjuar pa vënë në rrezik shëndetin e tyre. Tanimë kafeja ka një “armik” të shëndetshëm, i cili ka një efekt më të fortë për të larguar gjumin

Është pikërisht lëngu i portokallit. Është konfirmuar tashmë nga studiuesit e Reading University, sipas të cilëve një gotë lëng i freskët portokalli, përpos kësaj, ndihmon edhe për të përmirësuar përqendrimin dhe kujtesën
Në bazë të të dhënave të studimit që është kryer tek 24 djem të rinj, efekti i lëngut të portokallit zgjat deri në gjashtë orë. Këto konkluzione janë publikuar në revistën shkencore European Journal of Nutrition

Përpos të mirave të tjera shëndetësore që ofron kjo pije, shpjegojnë studiuesit, përmirëson gjithashtu edhe fluksin e gjakut në tru si dhe stimulon një shkëmbim më të shpejtë informacioni ndërmjet qelizave të trurit
Për të prodhuar efektet e përshkruara më sipër janë të nevojshme 240 ml lëng portokalli, pak a shumë sasia që mban një gotë uji që përdorim në shtëpi

Siç ka shpjeguar një nga kërkuesit e angazhuar në këtë studim, Daniel Lamport: “Të konsumoni fruta të pasura me flavonoide apo lëngun e tyre mund të jetë një tonik i shkëlqyer për mëngjes, që na ndihmon për të përmirësuar përqendrimin si dhe për të qenë më aktivë në klasë apo në punë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here