RITA ORA SË SHPEJTI NË KOSOVË: ZBULOHET ARSYEJA E KTHIMIT TË KËNGËTARES NË VENDLINDJE

0
211

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim.

Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie.

Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Ajo është bashkuar me drejtorin e dizajnit të “Escada”, Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë.

Kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.

Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për përpjekjet e kësaj organizate në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Ora për “The Hollywood Reporter”.

“U nderova me këtë titull disa vjet më parë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga” tha ajo, duke shtuar se ajo do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here