5 këshilla për shëndet më të mirë gjatë dimrit

0
228

Duke qenë se shëndeti juaj është me të vërtetë me rëndësi për ju, me siguri që keni vërejtur se gjatë stinës së dimrit ndiheni më të lodhur e më të plogësht. Kjo për shkak se imuniteti mund të bjerë për shkak të temperaturave të ulëta dhe virusave present gjatë kësaj stine. Që ju të keni imunitet sa më të fortë, Unik Portal ju sjellë disa këshilla për ti ndjekur.

1. Gjeni ca kohë për më shumë gjumë; Me netët më të gjata e ditë më të shkurta, trupi ynë ka nevojë për më shumë gjumë. Provoni të flini 30 minuta më herët se zakonisht.

2. Ushtroni jashtë; Vishuni sa më trashë, dhe bëni një ecje. Edhe një ecje vetëm 15 minuta mund të bëjë një ndryshim në trupin tuaj. Ushtrimet do t’iu ndihmojnë të keni një gjendje emocionale më të fortë dhe nivele të energjisë më të larta.

3. Jeni më social; Muajt e dimrit zakonisht bëjnë që njerëzit të jenë më të izoluar. Organizoni një takim me familjarë ose miq të paktën një herë në javë.

4. Merrni më shumë proteina; Proteinat ju ndihmojnë të mbani nivelin e sheqerit në gjak stabil. Shumë njerëz ngrisin përdorimin e sheqerit dhe karbohidrateve gjatë muajve të dimrit, gjë që nuk është shumë në rregull për shëndetin tonë.

5. Fokusohuni më shumë në fruta dhe perime; Është shumë me rëndësi që të keni një llojllojshmëri të frutave dhe perimeve në frigoriferin tuaj gjatë muajve të dimrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here