Hani më shumë perime për të qenë me humor më të mirë

0
12

Stresi mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa humor apo edhe iu humb oreksin për ushqime të shëndetshme.

Përderisa magnezi dhe Vitamina C reduktohen në organizëm gjatë kohës sa jeni në stres, fatmirësisht shumë perime përmbajnë këta ushqyes si dhe shumë acide yndyrore omega-3 që reduktojnë tensionin dhe vitaminat B që luftojnë ankthin dhe depresioni.

Sipas hulumtimeve të fundit të studiuesve, kaliumi dhe magnezi që gjenden në perime mund t’iu qetësojnë edhe brenda, e kjo për shkak se këta dy përbërës lehtësojnë qarkullimin në enët e gjakut si dhe ulin presionin e gjakut.

Ndërsa, perimet e pasura me fibra mbajnë në një nivel të rregullt sheqerin në gjak duke parandaluar uljen e energjisë së trupit, ndryshime këto që janë të lidhura me gjendjen shpirtërore.

Për të reduktuar stresin, hani çdo perime: Kërpudha, zarzavate me gjethe, kunguj, patate, speca , spinaq, kopër, fasule etj,

Një mënyrë më e lehtë për të konsumuar perime është për t’ia shtuar ato çdo ushqimi. Për shembull shtoni zarzavate të gjelbra, kërpudha dhe speca nëpër sandviçë, perime tjera në supa, salcë domatesh në pica apo omëlete apo të tjera ushqime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here