Qëndrimi ulur për orë të tëra ka pasoja të frikshme për shëndetin

0
16

vancimi i teknologjisë digjitale ka bërë që shumë njerëz të punojnë para tyre për një kohë të gjatë.

Ulja për orë të të tëra në vendet e punës është bërë e zakonshme për shumë njerëz në mbarë botën.

Shumica e punonjësve që punojnë para tavolinës, shpenzojnë mesatarisht 10 orë në ditë ulur para një kompjuteri, gjë që lë shumë pak mundësi për aktivitet fizik gjatë gjithë ditës, njofton Klan Kosova.

Dhe për fat të keq, edhe pse shumica janë bërë të vetëdijshëm, ulja në të vërtetë mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tuaj – edhe më shumë sesa pirja e duhanit, siç thonë disa.

Shumë prej nesh për problemet shëndetësore fajësojmë gjenetikën, dietat e varfra të ushqimit që konsumojmë ose ndoshta mjedisin. Por tani që i kuptojmë të metat fiziologjikë të qëndrimit ulur për shumë gjatë është ndoshta e sigurt të thuhet se veprimet tona të përditshme mund të luajnë një rol të madh në problemet tona shëndetësore.

Këtu janë disa nga efektet anësore të qëndrimit ulur në karrige për orë të tëra:

Shtimi në peshë

Ndikon në sëmundjet e zemrës

Muskujt dobësohen

Mund ta fitoni diabetin

Probleme me qëndrimin drejt të trupit

Dhimbje kronike e trupit

Dëmtim i trurit

Sjell ankth dhe depresion

Dhe ndoshta efekti më i frikshëm i qëndrimit ulur është kanceri. Rreziku më i madh është se mund të shfaqet kanceri në mushkë, zorrë të trashë, gjirit, mitrës dhe kancerit endometrial.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here