Simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni

0
81

Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.

Kur vjen puna tek simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes apo një sëmundjeje që mund të jetë serioze.

Rënia e papritur në peshë
Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’iu lindë dyshimi.Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë. Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz.

Njollat që ndryshojnë ngjyrë
Një njollë që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë.Secili prej nesh duhet të kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka tek këmbët një herë në vit.

Gjumi i tepërt
Nëse flini më shumë se 9 orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik apo skleroza e shumëfishtë. Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë.Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me haluçinacione.

Kolla e vazhdueshme.
Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm. Mund të jeni prekur nga azma apo nga një sëmundje e refluksit acidik.

Dhimbjet Kronike
Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e saj.Nuk është normale që të të dhëmbë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni tek mjeku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here