Studimi amerikan tregon që stetoskopët janë të mbushur me baktere

0
74

Stetoskopët e mjekëve janë tejet të pistë dhe i vënë në rrezik pacientët ndaj infeksioneve të ndryshme, është thënë në një studim të realizuar së fundmi.

Shumica prej tyre janë të mbushur me baktere që shkaktojnë infeksione të rënda, që janë përgjegjëse për 99,000 vdekje në vit në SHBA.

Hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë analizuar disa stetoskopë (40) të përdorur nga mjekët në njësitin e kujdesit intensiv në qendrën mjekësore të këtij instituti.

Secili prej tyre ishte i mbushur me një gamë të gjerë të baktereve dhe secili stetoskop kishte baktere që shkaktojnë infeksionet si stafilokoku. Gjysma prej tyre kishin bakteret MRSA.

Nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve kanë bërë thirrje për mjekët qe vazhdimisht t’i pastrojnë dhe t’i dezinfektojnë mjetet e punës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here