FFK konfirmon Fushë Kosovën në Ligën e Dytë, Pampurat turpërojnë kryesinë e klubit

0
37

Shkalla e Dytë pranë FFK-së, ka anuluar ankesën e Fushë Kosovës për ndeshjen ndaj Drenasit, kështu që ekipi mbetet në Ligën e Dytë. 

Kjo ka irritur tifozët, ‘Pampurat’ që kanë kërkuar llogari nga kryesia, trajnerët apo futbollistët kushdo që është përgjegjës për situatën.

Ky është reagimi i ‘Pampurave’

KREJT KRYESIA DORËHEQJE!

DHE AI OSE ATA QË JANË PËRGJEGJËS DO TE JAPIN LLOGARI!

QOFSHIN ATA NË KRYESI, FUSHË SI TRAJNER APO EDHE FUTBOLLISTË!

NE kërkojmë dorëheqje të menjëhershme të krejt bordit të klubit dhe gjithashtu të jepet një llogari nga personat përgjegjës që e sollën klubin tonë në këtë gjendje!

Askush nuk mund ta dëshiroj më shumë klubin se ne!

Askush nuk ia don të mirën më shumë se!

Prandaj është paralajmërimi i pari dhe i fundit JEPNI DORËHEQJE (në të kundërt nuk marrim përgjegjësi për asgjë)

TURP edhe për federatën e futbollit nëse mund të quhet e tillë e cila më shumë është për politikë sesa për futboll.

Më shumë ka favore partiake dhe miqësore sesa që ka drejtësi në të!

Gjithçka do t’iu kthehet, ashtu siç do të kthehemi edhe ne sepse ne nuk dijmë të ndalemi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here