Këta janë fituesit e Kupës së Kosovës që nga viti 1999

0
74

Feronikeli është fitues i Digitalb Kupës së Kosovës, pasi në finale e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5-1.

Skuadra nga Drenasi pas titullit kampion, e fitoi edhe trofeun e dytë më të lakmuar në futbollin kosovar.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Feronikeli e dominoi në tërësi takimin duke i realizuar pesë gola.

Kjo është hera e tretë që nga paslufta që Nikli e fiton Kupën.

Më poshtë i keni fituesit e Kupës që nga viti 1999.

Fituesit e Kupës

1999/2000 – Gjilani

2000/2001-Drita

2001/2002- Besiana

2002/2003-KEK-u

2003/2004-Kosova e Prishtinë

2004/2005 – Besa e Pejë

2005/2006 – Prishtina

2006/2007 – Liria

2007/2008 – Vëllaznimi

2008/2009 – Hysi

2009/2010 – Liria

2010/2011 – Besa Pejë

2011/2012 – Trepça ’89

2013/2014 – Prishtina

2014/2015 – Feronikeli

2015/2016 – Feronikeli

2016/2017 – Prishtina

2017/2018 – Besa Pejë

2018/2019 – Prishtina

2019/2020 – Feronikeli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here