Ku po i shpenzojnë parat klubet e futbollit të Kosoves?

0
29

Për nivelin e futbollit kosovar, paratë e fituara nga UEFA për pjesëmarrje në gata evropiane sipas analistëve cilësohen bukur të mëdha. 400 mijë euro merr kampioni, derisa fituesi i Kupës varësisht edhe nga rezultatet në Ligën e Evropës merr deri 300 mijë minimumi.

Megjithatë, ajo që bie në sy, këto para të fituara ose nuk janë duke ditur të shpenzohen ose lë dyshime për keqpërdorime, kjo pasi ato klube që po dalin në Evropë, vitin tjetër po dështojnë në kampionat.

Trepça’89 ishte skuadra e parë që përfaqësoi Kosovën në garat e Ligës së kampioneve, por ja që sivjet kjo skuadër po lufton për ekzistencë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dritën e Gjilanit e cila vjet mori pjesë në Ligën e kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe fitoi bukur shumë por sivjet ka mbetur pa asnjë trofe.

Ish futbollisti i mirënjohur kosovar, Shpëtim Babaj, nuk ka dashur të hyjë andej nëse parat nuk po dinë të shpenzohen apo po keqpërdoren, por ka thënë se klubet tona duhet ta marrin shembull Skënderbeu dikur dhe tash Partizanin, sesi arritën ta krijojnë një skuadër të madhe që janë shumë rivalizues në Evropë.

“Mënyra se si i shpenzojnë paratë klubet tona, e din ata më së miri dhe unë nuk kam çfarë të komentojë. Për të ardhur te suksesi, është shumë e thjesht pasi pasqyrën e kanë afër aty, pra fillimisht ta shikojnë Skënderbeun e tash Partizanin ku ndërtimin e ekipit ja ka besuar drejtorit sportiv dhe trajnerit.

Skënder Gega pasi fitoi titullin me Partizanin deklaroi se e falënderon presidentin që e ka mbështetur dhe që i ka lënë të punojnë qet dhe që presidentin për 9 muaj nuk e ka takuar më shumë se 3 herë, kurse tek ne… e dimë të gjithë si shkon”, ka thënë për “Kosova Sot Online”, Shpëtim Babaj, duke folur më pas për situatën që po kalon Trepça’89.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here