Qeveria e Kosovës me lajm të mirë për xhudistët

0
14

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive.
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 143 mijë euro për Federatës e Xhudos.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se këto mjete të ndara për xhudistët kosovarë, janë marrë nga kategoria e mjeteve rezervë.

Kryeministri shtoi tutje se nuk ka investim më të mirë për këtë sektor, pasi që shumica prej xhudistëve janë garues olimpik.

Këto mjete të ndara nga Qeveria e Kosovës, vijnë si reagim i Driton Kukës, që deklaroi se futbolli po financohet më shumë se xhudo.

Vlen të ceket se Haradinaj kishte ndarë javë më parë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas kalimit në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve.

Të NgjajshmeQeveria demanton Beogradin: Taksa u vendos si rezultat i pengesave të vazhdueshme nga Serbia Dështimet e mëdha të 2018-s Qeveria ndan 100 mijë euro për Presidencën, e 200 mijë për komunën e Mitrovicës Masa ndaj Serbisë e Bosnjës, takim urgjent mes Haradinajt, Shalës, Hamzës e Doganave Këto produkte nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë 10 për qind masë tarifore Ndotja e ajrit, Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit në institucione publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here