Sarri për zërat rreth Juventusit: Më duhet të flas me klubin

0
384
LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 17: Maurizio Sarri manager of Chelsea reacts during the Premier League match between Everton FC and Chelsea FC at Goodison Park on March 17, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Mauricio Sarri është një prej emrave më të përfolur për të marrë drejtimin e Juventusit në sezonin e ardhshëm, pas largimit të Masimiliano Alegrit nga stoli i bardhezinjve. Trajneri aktual i Çelsit gjithsesi ka preferuar që të mos shtojë më shumë zhurmën rreth kësaj situate dhe në konferencën e sotme për shtyp, ka bërë të qartë se po mendonte vetëm për finalen e Ligës së Europës që skuadra e tij luan nesër në mbrëmje ndaj Arsenalit.

“Dua të mendoj vetëm për finalen, kam një kontratë me Çelsin për dy vite të tjera. Si fillim duhet të flas me klubin, por ky nuk është momenti. Mendoj vetëm për finalen, duam ta fitojmë. A do klubi të më largojë? Ju e dini opinionin tim, e kam thënë edhe në konferencën e kaluar për shtyp. Në këtë moment kam nevojë të flas për finalen dhe për lojtarët e mi dhe ata kanë nevojë pikërisht për këtë gjë”, tha Sarri.

 

Trajneri më pas foli edhe për shansin që ka skuadra e tij dhe për progresin që ka bërë. “Sezoni ynë ka qenë i shkëlqyer. Vitin e kaluar Çelsi nuk shkoi në Ligën e Kampioneve e këtë vit u kualifikua. Premier Liga është e vështirë, kemi luftuar si të barabartë me të gjithë, kemi humbur një finale të Kupës me Mançester Sitin me penallti dhe tani kemi një tjetër finale para.

A është ky momenti më i rëndësishëm i karrierës? Nuk e di, pasi ndjesitë e gazetarëve dhe të një trajneri janë të ndryshme. Për ju është kështu, për mua edhe një ndeshje e Serisë B mund të jetë e rëndësishme”, tha trajneri italian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here