Ferizaj e mposht Drenicën

0
10

KF Ferizaj ka mposhtur me rezultat 2-0 Drenicën sonte për të marrë kështu tri pikë në IPKO Superligën e Kosovës

KF Ferizaj ka marrë sot një fitore të madhe kundër KF Drenica, duke e mposhtur në shtëpi atë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë përfundojë me rezultat të barabartë 0-0, me një dominim të lehtë të ferizajasve por që Drenica tregohej shumë e shpejt në kundërsulmet e saj.

Pjesa e dytë i takojë tërësisht Ferizajit.

Golin e parë e shënoi Genc Hamiti në minutën e 67’të.

Pas golit të pësuar Drenica fillojë të sulmojë më shumë por nuk arriti të goli por pësoi edhe një tjetër.

Dren Gashi shënoi në minutën e 87’të për ti dhënë siguri skuadrës nga Ferizaji dhe për të fituar tri pikë shumë të vlefshme në IPKO Superligë të Kosovës këtë sezon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here