Kryetari Bahtiri priti në takim koordinatorin Rexhep Hoti

0
172

Kryetari Bahtiri priti në takim koordinatorin Rexhep Hoti

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, së bashku me bashkëpunëtorit e tij.

Në këtë takim kryetari Bahtiri dhe koordinatori Hoti biseduan rreth zhvillimit dhe sukseseve në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe Diturisë, gara këto të zhvilluara në kuadër të Programit Nacional për Rini.

“Ne jemi shumë të kënaqur me organizimin dhe gatishmërinë tuaj në zbatimin e programit tonë si dhe me të gjitha arritjet e nxënësve tuaj. Mitrovica ka treguar rezultate shumë të mira në gjitha nivelet e garave paraprake. Përmes Programit Nacional për Rininë për herë të parë po e institucionalizojmë sportin në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Si një vend me traditë në organizmin e ngjarjeve sportive, nuk dyshoj edhe në sukseset tuaja në Garën Nacionale të Sportit e cila do të fillojë këtë muaj. Garat do të zhvillohen në tri nivele, shkollor, komunal dhe republikan ”, theksoi Koordinatori Hoti.

Ndërsa kryetari Bahtiri theksoi faktin që Garat e Programit Nacional për Rininë kanë pasur efekte pozitive tek nxënësit, ai pos tjerash shprehi gatishmërinë për mbështetjen e garave të sportit, duke potencuar edhe procedurat financiare që duhet ndërmarrë në realizmin e këtyre garave.

“Ju përgëzoj për punën tuaj, ku përmes këtij programi nxënësit tanë do të rrisin cilësinë, do të jenë konkurrentë të denjë të dijes me bashkëmoshatarë të tyre anë e kënd botës. Ne jemi të gatshëm të implementojmë çdo program që është i nivelit të lartë shtetëror si dhe që është në të mirë të rinisë. Bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit do të bashkëpunojmë me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për të implementuar Programin Nacional për Rininë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Komuna e Mitrovicës në garën e mbajtur të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik vetëm për nivelin shkollor ka pasur 651 nxënës fitues, në atë komunal 77 nxënës fitues dhe republikan kishte 35 nxënës fitues. Kurse për Garën Nacionale të Diturisë për nivelin shkollor ka pasur 1012 nxënës fitues, nivelin komunal 68 dhe nivelin republikan 8 nxënës fitues.

Programi Nacional për Rininë në vitin e ri shkollor 2019-2020 do të fillojë nga muaji shtator me Garat Nacionale në Sport dhe ato në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik duke u ofruar mundësinë e pjesëmarrjes të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here