Shaqiri: Do ta kemi të vështirë të luajmë kundër Napolit, ka tifozë të çmendur

0
7

Mesfushori i Liverpoolit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se do ta kenë të vështirë të fitojnë në ndeshjen kundër Napolit, për shkak të atmosferës që mbizotëron në stadiumin San Paolo.

Liverpooli do të ndeshet me Napolin në xhiron e dytë të ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi ndeshjen e parë të këtij turneu me rezultat të ngushtë, 3-2, në Anfield kundër Paris Saint-Germainit, t

Liverpooli e kishte mposhtur Napolin me rezultat 5-0 këtë verë, në një ndeshje miqësore gjatë turneut parasezonal. Por, Shaqiri mendon se i njëjti rezultat nuk mund të pritet përsëri, pasi që ai e di sa e vështirë është të jesh mysafir në shtëpinë e Napolit.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës kishte luajtur në stadiumin San Paolo gjatë kohës kur ishte lojtar i Interit në vitin 2015, dhe ai i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për atmosferën brenda stadiumit që e bëjnë tifozët e Napolit.

“Është gjithmonë e veçantë të luash në Napoli. Me Interin, kisha luajtur në këtë derbi të madh, pasi që ata urrehen mes vete. Para ndeshjes, në autobus, ishte e vështirë dhe ata kanë tifozë të çmendur”, ka thënë Shaqiri.

“Ata janë një ekip i mirë, kam luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Ne u ndeshëm me të gjatë turneut parasezonal dhe fituam me rezultat 5-0, por kjo ndeshje do të jetë shumë më ndryshe, pasi që po shkojmë për të fituar pikë”.

“Ajo skuadër ka qenë së bashku tash e një kohë të gjatë, ngjashëm si Tottenhami. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Është gjithmonë e vështirë të fitosh një ndeshje si mysafir në stadiumin San Paolo”.

“Ne duhet të shkojmë atje me vetëbesim dhe duhet të jetë mendësia jonë për ta fituar ndeshjen sepse nëse një lojtar nuk e jep 100 për qindëshin, atëherë nuk do të mund të fitojmë”.

“Duhet të shkojmë atje dhe të kemi vetëbesim. Duhet të tentojmë të luajmë për ta dominuar lojën, dhe jam i sigurt se kështu mund ta fitojmë këtë ndeshje”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here