Komuna e Mitrovicës subvencionon 99 fermerë me farë gruri dhe pleh artificial

0
5

Komuna e Mitrovicës subvencionon 99 fermerë me farë gruri dhe pleh artificial

Komuna e Mitrovicës përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, vazhdojnë të implementojnë projekte të ndryshme në mbështetje të fermerëve.

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 99 fermerë, ku 77 prej tyre janë pajisur me nga 200 kilogramë farë gruri dhe 100 kilogramë pleh artificial, 20 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe nga 100 kilogramë pleh artificial dhe 2 fermerë me nga 300 kilogramë farë gruri dhe 150 kilogramë pleh artificial.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku edhe një herë bëri të ditur që komuna është e përkushtuar që të mbështesë fermerët, me qëllim të shtimit të prodhimeve bujqësore, duke shpërnda farë gruri dhe pleh artificial.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, në fjalën e mbajtur para fermerëve tha se që prej ardhjes së tij në krye të komunës, një nga prioritete me rëndësi ka qenë zhvillimi i sektorit të bujqësisë, andaj edhe ka mbështetur projekte të shumta.

“Vazhdimisht jam i interesuar që të krijojmë kushte sa më të mira për fermerët e komunës, me qëllim që ata të punojnë sa më shumë për të shtuar shumëllojshmërinë e prodhimeve dhe rritjen e vazhdueshme të rendimenteve. Bujqësia në komunën e Mitrovicës asnjëherë nuk ka pas më shumë subvencione se sa gjatë kësaj periode kur unë jam kryetar. Do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për fermerët e komunës edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ky projekt arrin vlerën prej 10,290 euro, me që rast komuna ka ndarë fonde në shumën prej 8,232 euro, kurse pjesa tjetër është siguruar nga participimi i fermerëve prej 20%.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here