LDK edhe nga Deçani tregon se është gati për zgjedhje

0
7

Kryesia e LDK-së ka vizituar sot degën e kësaj partie në Deçan. Në një takim me strukturat e kësaj dege u diskutua për çështjet aktuale, qëndrimet dhe veprimet e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri potencoi të gjitha qëndrimet e LDK-së për çështje aktuale me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Dialogu, ndryshimi i kufijve, formimi i Forcave të Armatosura, Listat e fryera të Veteranëve, veprimet e LDK-së dhe Grupit Parlamentar ishin temë kryesore e diskutimit, të cilat i përcjelli Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Beqiri gjithashtu kërkoi mobilizim dhe aktivitet të shtuar të degës, pasi sipas tij, tashmë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, kërkoi nga të gjithë unitet dhe mobilizim pasi sipas tij, Kosovës i nevojitet LDK-ja në qeverisje.

Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri, foli për lëvizjet e Grupit Parlamentar rreth mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here