Në Mitrovicë do të ndërtohen edhe tre lapidarë

0
12

Në Mitrovicë do të ndërtohen edhe tre lapidarë

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, Bordi i drejtorëve ka shqyrtuar të hënën Draft-raportin e auditimit ”Menaxhimi i të hyrave vetjake në nivel komunal”.

Pasi u njoftuan për të gjeturat e auditorit lidhur me këtë çështje kryetari i komunës, Agim Bahtiri kërkoi nga drejtorët e drejtorive komunale që të planifikojnë dhe realizojnë të hyrat e tyre. Ai u tha drejtorëve se deri në fund të këtij muaj duhet të japin përgjigjet e tyre se a pajtohen apo jo me të gjeturat e auditorit.

Si pikë tjetër e rendit të ditës që u shqyrtua në mbledhjen e bordit ishte edhe ajo lidhur me formimin e listave të menaxhimit të rreziqeve për të gjitha drejtoritë. U konstatua se është e domosdoshme që drejtoritë komunale të përgatisin listën e rreziqeve kryesore, të cilat mund të paraqesin probleme eventuale në veprimtaritë përkatëse.

Bordi i drejtorëve shqyrtoi edhe përgatitjet e deritashme për realizimin e projekteve për tre lapidarët e paraparë për realizim gjatë këtij viti. U konstatua se lapidari i minatorëve dhe ai i viktimave të sulmit barbarë të okupatorit serbë në tregun kryesor të qytetit janë në fazë të tenderimit dhe se mund të realizohen brenda afatit të paraparë. Po ashtu u konstatua se edhe përmendorja e Artim Jasharit mund të jetë gati për përurim në afatin e përcaktuar më parë.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri edhe në këtë takim të Bordit të drejtorëve kërkoi angazhim maksimal të inspektorëve komunal dhe të gjithë faktorëve tjerë për parandalimin dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje. Ai i njoftoi anëtarët e Bordit edhe me bisedat që është duke i zhvilluar me disa organizata bamirëse për realizimin e një projekti të madh për ndërtimin e disa shtëpive për familjet pa strehë mbi kokë. Këto bisedime pritet të përfundojnë këto ditë, kur edhe do të dihet saktësisht sa është numri i shtëpive që do të ndërtohen,

Bordi shqyrtoi edhe disa çështje me rëndësi nga fushëveprimi i vet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here