Qytetarët e Vushtrrisë në Bulevardin “Adem Jashari”, organizuam Panairin e Sporteve, i cili njëkohësisht u organizua në gjashtëmbëdhjetë komuna të Kosovës, në kuadër të “Javës Evropiane të Sporteve”.

0
5

Panairi i Sporteve i organizuar sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës edhe njëherë dëshmoi rëndësinë e sporteve për vushtrriasit.
Sot, për d.allim nga aktivitetet e ndryshme kulturore, rinore dhe sportive, që i hasin shpesh qytetarët e Vushtrrisë në Bulevardin “Adem Jashari”, organizuam Panairin e Sporteve, i cili njëkohësisht u organizua në gjashtëmbëdhjetë komuna të Kosovës, në kuadër të “Javës Evropiane të Sporteve”.
Sportistët e fushave të ndryshme, me demonstrimet e tyre, në disiplinat sportive që i përfaqësonin, i dhanë gjallëri qytetit. Paraqitje të tilla na shtyjnë që gjithnjë e më shumë t’i japim mbështetje sportistëve.
Atyre qytetarëve që nuk kishin mundësi të marrin pjesë në këtë panair, ua prezantojmë përmes disa fotografive këtë aktivitet të rëndësishëm për sportin vushtrrias.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here