Shkaku i ‘Srpskas’ nuk hidhen në votim gjashtë projektligje

0
5

lista-serbeee_1541155105-9141115

Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit, Xhavit Haliti, është detyruar të tejkalojë 6 pika të rendit të ditës dhe të mos i hedh në votim shkaku i mos përkrahjes nga deputetët e Listës Serbe, shkruan Gazeta Express.

Haliti ka thënë se ato pika nuk do t’i hedhin në votim derisa të arrijnë një konsensus me deputetët e Listës  Serbe.

Këto janë pikat për të cilat nuk pajtohet Lista Serbe.

1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here